November 13, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Dorë për dore me Ibrahim Rugovën, Rudina Hajdari publikon foton e veçantë për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari në ditën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka publikuar një foto tepër të veçantë.

Ajo ka postuar foton ku shihet krah presidentit legjendar Ibrahim Rugova, krah të atit, Azem Hajdarit dhe familjarëve të saj.

Gjithashtu, Hajdari ka ndarë edhe një foto gjatë vizitës së saj në Kosovë ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

“Sot Kosova mbush 15 vjet pavarësi. Dua ti uroj të gjithë qytetarët e saj që me angazhim, punë e sakrificë ia kanë dalë që të ndërtojnë një shtet serioz, me institucione të forta dhe partner të demokracive perëndimore. Urime Kosovë!”, shkruan Hajdari.

Related posts

BISHZ (BASHKIMI I INTELEKTUALEVE SHQIPTAR NE ZVICËR) KA THEMELUAR FONDIN PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

dardanianews

A do të jetë sonte Leonora Jakupi në “BBVK”?

dardanianews

Tragjike: Polici i Kosovës dyshohet se vrau veten para stacionit polico

dardanianews