24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmi i fundit

Aksident i rëndë, katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Related posts

Numër rekord i rasteve me Covid

dardanianews

Lajmi i fundit: SHBA-ja fut në listë të zezë Sali Berishën dhe familjen e tij

dardanianews

Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

dardanianews