14.1 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmi i fundit

Aksident i rëndë, katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Related posts

2 të vdekur, 53 të shëruar dhe 49 raste të reja me COVID-19

dardanianews

Fatkeqësisht ka rritje: 24 raste të reja me covid-19 dhe 14 të shëruar!

dardanianews

Exit Polli i Klan Kosovës: Prishtinën e fiton Përparim Rama

dardanianews