April 5, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Një 33-vjeçar i vdekur dhe tre të lënduar/ Policia konfirmon aksidentin me fatalitet afër Kamenicës (Video/foto)

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Aksidenti me fatalitet është konfirmuar për IndeksOnline nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Zëdhënësi Valon Osmani ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Osmani për IndeksOnline.

Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidenti ku shihet se janë përfshirë një kombi dhe një veturë.

Viktima dyshohet se ndodhej në veturë e cila ka përfunduar jashtë rrugës.

Related posts

Mbështeti protestat e grave në Iran: Dënohet me vdekje futbollisti Amir Nasr-Azadani

dardanianews

Arrestohet burri i Arta Bajramit, po kërkohej nga Interpoli për vjedhje të orëve luksoze “Rolex” në Kuvajt

dardanianews

Raportohet se vëllai ia preu me drapër kokën motrës shtatzënë, ai dhe nëna bënë “selfie” me kokën

dardanianews