25.8 C
New York
July 8, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Drama ne Gjakova, burri “poston” foto e video te gruas pas ndarjes

Një rast i dhunës psikologjike në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua e re ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime dhe shantazh pas problemeve në raportin martesor, raporton Gazeta Sinjali.Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari M.S dyshohet se pas mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen dhe procesin e shkurorëzimit, ka kërcënuar bashkëshorten e tij përmes telefonit.

Sipas kallëzimit të viktimës S. P.-S, ai i kishte thënë se do t’i publikojë fotografitë dhe videot e saj në rrjetet sociale, ndërsa e kishte ofenduar edhe me fjalë fyese.Sinjali mëson se në këtë rast nuk ka pasur kontakt fizik mes palëve.I dyshuari ende nuk është lokalizuar nga Policia, ndërsa me konsultim të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.Hetimet janë në vazhdim.Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!/GazetaSinjali/

Related posts

Babai në Prishtinë e gjen vajzën e mitur në dhomë me një djalë, i çon të dy në Polici

dardanianews

Nga dasma në zi/ Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte martuar 3 muaj më parë

dardanianews

Vrau Agonis Tetajn, Shaban Gogaj lirohet nga burgu

dardanianews