23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Sport

Bayern Munichu me aleancë nga Amerika e Jugut për t’i dhënë fund dominimit të Ligës Premier

Bayern Munichu po planifikon të krijoj një aleancë të madhe nga Amerika e Jugut për të tentuar në ndalimin e dominimit të transferimeve të Ligës Premier.

Gjigantët gjermanë janë tërhequr rregullisht nga talentët e rinj, por janë mposhtur zakonisht  nga klubet angleze ose dyshja spanjolle Real Madrid-Barcelona.

Dhe tani ESPN raporton se skuadra e Bundesligës dëshiron të lërë gjurmë në tregun e Amerikës së Jugut për të tërhequr lojtarë.

Mësohet se Bayern është në bisedime me klubin uruguaian, River Plate për një aleancë.

Synimi është që ato të bëhen klube simotra, duke u mundësuar Bavarezëve që ata ta kenë më të lehtë transferimin e lojtarëve të talentuar nga atje.

Bisedimet për një partneritet dhjetë deri në 15-vjeçar thuhet se janë ende në vazhdim pas qasjes së një uruguaiani që jeton në Gjermani.

Bayern do të merrte drejtimin dhe do të mbikëqyrte klubin uruguaian të kategorisë së parë, duke përfshirë ekipet e tyre të të rinjve, femrave dhe futsallit.

Fituesit e Ligës së Kampionëve të vitit 2020 tashmë kanë lidhje me Los Angeles në MLS.

Dhe për këtë arsye ata janë të prirur të zgjerojnë ndikimin e tyre në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Jugut duke shtuar River Platen në ‘familjen’ e tyre të klubeve.

Investimi shtesë do të ndihmonte gjithashtu në balancimin e llogarive të skuadrës së Montevideos, të cilët më pas do të kishin synimet për të konkurruar më lart në tabelën e ligës si sfidues për titull. /Telegrafi/

Related posts

Skandali që tronditi Kombëtaren serbe: Sulmuesi i Juventusit, u kap në shtrat me gruan e shokut të ekipit?

dardanianews

Messi tek Inter-? Ja kur do të vendosë argjentinasi

dardanianews

Bëhet viral momenti kur Mike Tyson mendon se Hasbulla është fëmijë (VIDEO)

dardanianews