April 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i funditSport

Lajmi fundit: seriozisht rrezikohet shtyrja e ndeshjes Kosovë-Rumani

Kosova është paraparë që sot të zhvillojë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet në Euro 2024 kundër Rumanisë.   

Shiu që ka rënë dje dhe sot, ka rënduar shumë fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjyqtarët kanë dal në fushë për të inspektuar gjendjen dhe duket se fusha është shumë e rëndaur.

Topi nuk kërcen, ndërsa ka vështirësi të qarkullojë në disa pjesë të terrenit, sipas një video të publikuar nga Super Sport.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e takimit.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë është në orar nga ora 20:45.

Kosova ka dy pikë nga dy ndeshje e para, ndërsa Rumania ka gjashtë pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje!

Related posts

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

dardanianews

𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐙𝐞𝐤ë𝐧, 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞

dardanianews

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

dardanianews