November 11, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Vivien zhvendoset për të jetuar në Ferizaj

Getinjo dhe Vivien Thano janë çifti i parë që u krijuan në Big Brother VIP Kosova.

Ish-konkurrentët e këtij formati po vazhdojnë të mbajnë romancën e tyre edhe pas daljes.

Ata këtë kohë janë parë vazhdimisht së bashku, e madje kanë shijuar edhe udhëtimin e parë jashtë trojeve shqiptare.

Bukuroshja nga Shqipëria së fundmi ka qenë e ftuar në “5 data” me Liberta Spahiun, ku ka folur më shumë rreth lidhjes me reperin e njohur.

E njëjta gjatë kësaj interviste zbuloi se është zhvendosur për të jetuar në Ferizaj, më pranë të dashurit.

Kjo lidhje duket se dita-ditës po bëhet më serioze, e pse jo në një të ardhme të afërm të ketë edhe dasmë.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë ky raport, përkundër veprimeve që po bëjnë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Related posts

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews

“Nuk e din kur të vjen rasti më”/ Kejvinës i publikohet videoja intime nga Dubai – VIDEO

dardanianews

Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese

dardanianews