21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Zoti na ndihmoftë”, fjalët e fundit që Adem Jashari ia tha dajës së tij

Në sulmin serb i cili zgjati deri më 7 mars 1998, mbetën të vrarë 55 njerëz. Ndër ta edhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, së bashku me 22 anëtarë të familjes së ngushtë. Në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.

Gazetare: Laura Çelaj

Nga kodra që njihet si “Lisi i Thatë” doli kryelartë.

Fadil Mehmetin, nga fshati Mikushnicë i Skenderajt e prisnin dhjetëra gazetarë të  mediave të huaja me 7 mars të vitit 1998, tek të cilët shkoi për ta rrëfyer të vërtetën.

Ata donin të flisnin me të si përfaqësues i fshatit për të diskutuar mbi rrethimin e familjes Jashari.

Atë botë, Mehmeti, kujton fjalët e përkthyesit që shoqëronte gazetarët, i cili e kishte paralajmëruar se paraqitja e tij para mediave mund të ishte një grackë.

Kujtimet e tij, mbi datën 5 e 6 mars janë dëshmi e gjallë mbi këtë ngjarje historike që vuri themelet e lirisë.

E këtë histori aq te dhimbshme sa edhe krenare e kujton edhe Bajram Shala nga fshati Kopiliq.

Ndërsa të dokumentuar tashmë në një libër, Shani Geci nga Llausha thotë se e ka komunikimin e fundit me Adem Jasharin, me 5 mars 1998.

Artikullin në fjalë që Geci ia ka nisur Televizionit 7, paraqet fjalët lamtumirëse të Adem Jasharit drejtuar atij.

Në sulmin serb i cili zgjati deri më 7 mars 1998, mbetën të vrarë 55 njerëz, ndër ta komandanti, Adem Jashari së bashku me 22 anëtarë të familjes së ngushtë, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Related posts

Përpjekjet për ta shmangur luftën, Scholz do të takohet me Putinin

dardanianews

Naim Abazi thotë se është si Iniesta, shikojeni çka bën me top

dardanianews

Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

dardanianews