11.8 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
Sport

Lidhja me oligarkun rus/ Policia bastis zyrat e ekipit gjerman të Bayern-it

Ekipi i Bayern-it nuk gjen qetësi!

Pas dështimeve të njëpasnjëshme sportive, gazeta BILD raporton se ka pasur një bastisje policore në zyrat e kampionëve gjermanë këtë të martë.

Zyra Federale e Policisë Kriminale ka kontrolluar stadiumin si dhe zyrat qendrore të klubit- me shumë gjasë në kërkim të provave.

Ekipi nuk ka dalë zyrtarisht me një qëndrim, ndërsa gazeta shkruan se hetimet po kryhen nga prokuroria e Frankfurtit.

Sipas tabloidit gjerman, bëhet fjalë për hetime ndaj oligarkut ruso-uzbek, Alisher Usmanov, i cili akuzohet për pastrim parash.

Miliarderi thuhet se ka jetuar pranë Tegernsee përpara se të largohej nga Gjermania në pranverën e vitit 2022 si rezultat i luftës ruse në Ukrainë.

Sipas BILD, Usmanov është një i njohur i Uli Hoeness, president i nderit i ekipit, që jeton po ashtu në Tegernsee.

Hoeness ka prokuruar për të bileta VIP, veçanërisht për ndeshjet më të mira të Bayern-it në Champions League.

Në lidhje me rezultatet e hetimit nuk dihet ende asgjë.

© SYRI.net

Related posts

Nuk e kishte të gjatë, Era Istrefi i jep fund lidhjes me futbollistin shqiptar

dardanianews

Në 2014-n u vrau ëndrrën, dje festoi për Argjentinën dhe Messin si i çmendur me djalin e tij

dardanianews

“Serbia, Serbia”, thirrje nga tifozët rumunë: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

dardanianews