February 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Shqiptari vret me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian, plagoset ish-gruaja

Tragjedi në Itali! Një 45-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në një pallat në Torremaggiore të Foggia-s.

Mediat italiane raportojnë se autori i kësaj ngjarje është Taulant Malaj, i cili është vënë në pranga nga policia. 45-vjeçari punonte si bukëpjekës. Ai ka vrarë po ashtu edhe një person tjetër, të quajtur Massimo De Santis, ndërsa ka plagosur edhe ish-bashkëshorten.

Sipas detajeve të para mësohet se Malaj ishte xheloz dhe ka qenë i bindur se gruaja ka pasur një marrëdhënie intime me De Santis. Ky i fundit u vra në shkallët e pallatit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dyshohet se ish-gruaja ka ndërhyrë për të ndaluar Malajn, por mbeti e plagosur. Edhe vajza e tij 16-vjeçare dyshohet se ka ndërhyrë për të qetësuar babain, por ra viktimë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca pasi fqinjët i lajmëruan si pasojë e të bërtiturave që dëgjuan. Për De Santis ishte shumë vonë ndërhyrja, ndërsa vajza 16-vjeçare ishte akoma gjallë.

Ajo u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës. Nëna e saj nga ana tjetër ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Malaj u ndalua teksa lëvizte pranë ndërtesës. Ai u ka thënë policëve se ishte në kërkim të fëmijës tjetër, një djalë 5 vjeç që e kishte me të njëjtën grua.

Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit, një thikë kuzhine./tvklan.al




Related posts

E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

dardanianews

U rrëzua nga kati i 9-të i pallatit teksa po punonte, ky është 28-vjeçari që vdiq sot në Shëngjin

dardanianews

TRAGJIKE/ Po notonte në det, peshkaqeni i këput kokën 16-vjeçarit

dardanianews