May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është i riu që vdiq pasi dyshohet se ra brenda mikserit të betonit (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën pasdite në Gjilan, ku një punëtor i një kompanie të tullave ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq pasi u dërgua në spital, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Siç mëson Sinjali, viktima punonte në kompaninë e tullave “Linda Group” , ku dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në një makineri të betonit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës

Personi që dyshohet se ka vdekur nga kjo ngjarje tragjike është Jetmir Kryeziu, 20 vjecar.

 

Related posts

Vjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

dardanianews

“Ju dua të gjithëve” u thotë Steven Seagal presidentit Putin dhe aleatëve të tij (VIDEO)

dardanianews

Skandaloze, pronari i picerisë në Sarandë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit – pamjet

dardanianews