11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Humbin jetën tre fëmijët e vegjël. Hëngrën ëmbëlsira dhe akullore, por ishin me diabet

Tre fëmijë të vegjël me diabet humbën jetën pasi hëngrën ëmbëlsira dhe akullore ndërsa mamaja e tyre ishte larguar nga shtëpia.

Dy vajzat, Reem dhe Basma, 8 e 7 vjeç dhe vëllai i tyre 6-vjeçar, Amini, u dërguan me urgjencë në spital kur mamaja e tyre u kthye në shtëpi në qytetin Sohag në Egjipt.

Por vajzat ndërruan jetë sapo shkuan atje, ndërsa Amini u shpall i vdekur disa orë më vonë po në të njëjtën ditë, shkruan Mirror.

Mamaja e tyre 37-vjeçare ndodhet në gjendje shoku pas incidentit të rëndë që raportohet se ka ndodhur më 16 Qershor. Fëmijët e kanë ditur se kanë qenë me diabet. Ata jetonin me nënën pasi prindërit ishin divorcuar.

Gruaja mendohet se ishte larguar nga apartamenti për të ecur, por nuk dihet se sa gjatë qëndroi jashtë. Kur u kthye fëmijët kishin shenja lodhjeje ekstreme dhe villnin.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe është ende e paqartë nëse nënës do t’i rëndojnë akuza./tvklan.al

Related posts

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Deklarata e rëndë/ Basha: Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken

dardanianews

Walker: Librin për Reçakun po e shkruaj para se të shkoj në botën tjetër

dardanianews