26.5 C
New York
July 1, 2025
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Lajm i mirë: Nafta fillon të lirohet në botë!

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka rënie.

Sipas Oil Price, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.

Çmimi i aktual i naftës | Burimi: Oil Prices

Aktualisht, në Kosovë një litër naftë dhe benzinë po tregtohet duke filluar nga 1.85 euro.

Ditë më parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi se është duke punuar për të nxjerrë një vendim të ri i cili rregullon çmimet e naftës.

Sipas MINT-it, kjo do të parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Lufta e Ukrainës bëri që çmimi i naftës për pak kohë të shkojë mbi 139 dollarë për fuçi në mars, shifra më e lartë që nga viti 2008, duke përkeqësuar presionet e inflacionit.

Related posts

Ukraina e shkatërron ushtrinë ruse në një sulm, pamje nga disfata e madhe e ushtrisë së Putinit

dardanianews

Luftanija më e madhe ruse në Detin e Zi fundoset pas sulmit me raketa

dardanianews

Shkarkohet kryeredaktori i “Bild”, shkonte në shtrat me koleget dhe më pas i shkarkonte

dardanianews