Ai ka publikuar një video ku shihet duke e pyetur Kusari-Lilën nëse po koordinohen ende me Millan Radojiçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kusari-Lila shihet duke qeshur dhe herë pas herë flet diçka, por që nuk dëgjohet se çka thotë.
“E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin ????????????. Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe. Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel ????”, ka shkruar Krasniqi.