November 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShqipëri

E frikshme: Himarë, shpërthen skafi, pësojnë djegie 4 pushues nga Kosova

4 kosovarë kanë pësuar djegie të lehta derisa ishin për pushime në Himarë të Shqipërisë.

Kjo pasi ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë derisa ata ishin në skaf duke lundruar në det.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e vakuumit dhe nxehtësisë.
Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta, shkruan Gazeta Metro.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri

Related posts

Çfarë janë Bektashinjtë: sekti mistik islamik që do të krijojë një shtet autonom në Shqipëri!

dardanianews

Burri që shkatërroi muralin e Ratko Mlladiqit: Më kërcënuan se do të më gjejnë dhe se e dinë kush jam

dardanianews

Të gjithë sytë nga qielli në 12 janar, ja pse

dardanianews