16.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Vdekja e Prigozhin, Wagner kërcënon me një marshim të dytë drejt Moskës

Grupi mercenar Wagner ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e kreut të tyre Yevgeny Prigozhin në një aksident më avion në veri të Moskës.

Përmes një deklarate në Telegram, Wagner fajëson zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini për vrasjen e Prigozhin, ndërsa kërcënojnë me një marshim të dytë drejt Moskës nëse lajmi për vdekje e Prigozhin është i vërtetë.

Ka zëra për vdekjen e kreut të PMC “Wagner” Yevgeny Prigozhin. Ne themi shprehimisht se dyshojmë se zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini kanë bërë përpjekje për ta vrarë atë! Nëse informacioni për vdekjen e Prigozhin konfirmohet – ne organizojmë “Marshimin e Drejtësisë” të dytë në Moskë! Më mirë të jetë gjallë, është në interesin tuaj…”, thuhet në deklaratën e Wagner.

Shefi i Wagner, dyshohet se Yevgeny Prigozhin, humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.

7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë pasagjerët humbën jetën.

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.

Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Related posts

Pastrimi dhe dezinfektimi/ 2 hapat më të rëndësishëm të mbrojtjes nga COVID-19

dardanianews

“Ky është vetëm fillimi..”, Milaim Zeka reagon për vrasjen e Xhemajl Mustafës

dardanianews

DJALI I AGIM RAMADANIT I SHKRUAN INVALIDIT TË UÇK-SË: MË MIRË NË KOLICË E I NDERSHËM, JE HEROI IM

dardanianews