23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ekskluzive: Ky dyshohet të jetë grabitësi i vrarë gjatë aksionit të sotëm të Policisë, dalin fotografitë

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi. Tashmë kanë dalë edhe fotografitë e tij.

Sipas burimeve, gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.

Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.

Në këtë aksion Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin. Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për emrat e tyre, njëri është Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, policia ka rrethuar lagjen dhe po kontrollon secilën veturë që kalon brenda saj.

Në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

/GazetaSinjali/

Related posts

Tronditëse – Zbulohet Biseda Sekrete Për Marrëveshjen Në Uashington Thaçi-Vuçiq, Në Favor Të Serbisë

dardanianews

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu”, Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj

dardanianews

Sondazh: Kush është lideri legjitim i demokratëve?

dardanianews