21.2 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Harrojeni” Memli Krasniqin apo Bedri Hamzën, deputeti Hisen Berisha thotë se është favorit për kryetar të PDK-së

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka paralajmëruar se është njëri prej favoritëve për kryetar të PDK-së, në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti kurdo që ato të mbahen.

Berisha në Politiko shtoi se PDK aktualisht është stabile, dhe se pret që gara elektorale për krijimin e strukturave të brendshme, të jetë me figura të reja.

“Në PDK funksionojnë të gjitha organet. PDK është stabile. Kur t’i vije radha procesit partiak zgjedhor, do të ndodh. Edhe unë jam favorit për kryetar të partisë. Do të jetë garë elektorale për krijimin e strukturave me njerëz të ri, dhe do të ketë me siguri kanditat të ri për kryetar. Dhe nëse z.Krasniqi vërtetë vlerësohet se ka bërë një punë të mirë dhe të shkëlqyer, do të mbetet kryetar”, tha tutje deputeti Berisha.

 

Related posts

Duket si një yll filmi, shumica e krahasojnë me Monica Belluci-n: A është ajo politikania më seksi në botë?

dardanianews

“Nuk e rr*an fare per Ramën, ja cfare i ben atij” Monika Kryemadhi për Balluku: E ka namin që është b…

dardanianews

Vuçiqit i shfaqen probleme shëndetësore, anulon disa aktivitete

dardanianews