19.8 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
ShowbizSport

Mësuesja më e famshme e futbollistëve po shkëlqen në stadiumet e futbollit

Sara Duque u bë e njohur për publikun në mars të këtij viti, kur u shfaq informacioni se ajo u mësonte anglisht shumë futbollistëve të Premierligës që vijnë nga jashtë Britanisë së Madhe.

Ajo është një nga mësueset më të njohura të gjuhëve në Premierligë, ku punon me një numër të madh futbollistësh, shkruan “The Sun”, përcjell lajmi.net

Sara është poliglote dhe flet deri në pesë gjuhë, e përveç kësaj ka punuar edhe si avokate sportive.

Ajo ka lindur në Portugali, ku filloi të merret me sport dhe pas disa vitesh si juriste, vendosi t’i përkushtohej mësimit të gjuhëve.

Duque ka punuar edhe si mësuese gjuhe në gjigantin portugez, Porto.

Sara tërhoqi shumë vëmendje në ndeshjen Brazil – Argjentinë.

Ajo tërhoqi shumë vëmendje për mënyrën se si u shfaq në stadiumin “Maracana” me bluzë e zezë, pantallona të shkurtra të ngushta dhe çizme mbi gju. /Lajmi.net/

Related posts

I fiksuar keq pas moderatorës shqiptare, psikiatri nga Kosova dergohet në burg për përndjekje

dardanianews

Shtatzënia me IVF, Xheneta i reagon ashpër Xhuli Nurës: Ke gabuar, ndjenjën e babait nuk mund t’ia plotësosh kurrë

dardanianews

Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg?

dardanianews