January 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Çfarë pritet të ndodhë sonte në finalen e madhe të ‘BBVK’-së, zbulohen detaje

Sonte është finalja e madhe e Big Brother Vip Kosova.

Finalistët që do të përjetojnë emocionet e natës së sotme janë, Edona, Blerando, Shqipja dhe Lumbardhi.

Moderatori i këtij spektakli në një intervistë ditën e djeshme, ka dhënë më shumë detaje rreth mbrëmjes së sotme.

Duke shpalosur detaje rreth finales ai është shprehur dhe për emocionet e mëdha që ka për përfundimin e këtij spektakli me shumë sukses.

‘Kjo finale është edhe përtej asaj se çfarë kemi parë dhe çfarë do të shohim nesër mbrëma. Ne e kemi të limituar numrin e publikut natyrisht në sallën e Big Brother ku mbahet ‘prime’, por jemi përkujdesur që ta kemi edhe një arenë tjetër ku do ta shfrytëzojmë”, tha Hamiti.

“Ka shumë njerëz të interesuar për të qenë në finale. Përpos skenës që e kemi parë të hënave dhe të premteve, e kemi dhe një skenë tjetër gjigante që është duke u përfunduar në ambientet e jashtme. Po edhe brenda Klan Arenës i kemi katër skenografi për katër finalistët ku do të bëhen edhe surprizat gjatë mbrëmjes së nesërme”, është shprehur tutje moderatori.

Related posts

Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

dardanianews

Milaimi flet sërish për Olta Gixharin dhe e ‘imiton’,përfshin edhe Ilir Shaqirin: “Më ka thënë që ajo…”

dardanianews

Shqipja: Jam dashuru në Blerandon (VIDEO)

dardanianews