April 5, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit’, aktoren e ‘2 gisht mjaltë 2’ do e shohim në Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte modelja dhe aktorja e “2 gisht mjaltë 2”, Belinda Dragoti.

E pyetur nëse ajo mund të ishte pjesë e Big Brother VIP, Belinda u shpreh:

“Duke parë suksesin e formatit, është tunduese por në reality show gjërat mund të dalin jashtë kontrollit prandaj jam skeptike. Do ta konsideroja por jo në këto momente!”

Ti ke pasur disa shoqe brenda asaj shtëpie, Dea doli ndërsa Erjola vazhdon të jetë pjesë e Big Brother Vip, si e ke parë lojën e tyre?

“Të dyja kanë qëndruar brenda profileve të veta, Dea mesa di unë është bërë pak pishman që nuk dha maksimumin e saj por në fund fare tregoi veten e vet dhe nuk doli jashtë kornizave. Ndërsa Erjola ka luajtur shumë më fort edhe ka patur ato uljet e ngritjet e veta. Ka pasur disa momente që është shumë shpërthyese, ka pasur disa momente që argumenton mirë, shoh një feedback goxha të mirë te njerëzit dhe është duke bërë lojë, bravo!”

Mendon që e fiton një femër apo një mashkull këtë vit?

“Bukur do ishte që ta fitonte një femër”.

Related posts

A janë këto pamje të vërteta? Meritoni dhe Egla befasojnë të gjithë me veprimin e tyre të papritur

dardanianews

Princ Leka dyshohet se është sulmuar nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj

dardanianews

Rrëfehet ‘teta Gjyli’, tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh

dardanianews