23.9 C
New York
July 5, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Kjo është 60-vjeçarja shqiptare e cila shpallet “Miss Mama”

Në Shqipëri, është organizuar për herë të dytë eventi “Miss Mama”.

Producentja e këtij eventi, Gjilda Toska, ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Today” ku edhe ka treguar pse ka vendosur ta bëjë një spektakël të tillë.

Ajo tha se nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje.

“Organizoj shumë evente të ndryshme në Shqipëri.

Nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje për të nxjerrë në pah bukurinë shumë dimensionale të gruas shqiptare.

Ky projekt vjen në kuadër të 8 Marsit.

Ndërkohë, fituesja e këtij eventi, Arsa Sopi, e cila është 60 vjeçe, ka treguar se ka pasur shumë paragjykime për pjesëmarrjen e saj, por siç shtoi ajo, fëmijët e saj e kanë përkrahur.

“Paragjykime kam dëgjuar shumë, por mua ato nuk ma kanë thyer mendjen.

Unë e bëj atë që kam dëshirë vetë.

Përkrahjen e kam pasur nga fëmijët e mi, paragjykimet më bëjnë më të fortë”, tha ajo./klankosova

Ndiqni videon e mëposhtme.

Shiko videon:

Kemi qenë në Elbasan dhe kemi sjell për herë të dytë eventin Miss Mama”.

Related posts

“E tradhtova gruan për tre vite, por edhe ajo filloj me kolegun e saj…”

dardanianews

Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, tani Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë

dardanianews

Sonte në BBVK, Santianës do t’i vijë për vizitë i dashuri i saj i shumë përfolur

dardanianews