November 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

Vdes në moshë të re profesori i gjimnazit në Lipjan

Është ndarë nga jeta në moshë të re, profesori i gjimnazit ‘Ulpiana’ në Lipjan, Blerim Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.

Ndryshe, varrimi i të ndjerit bëhet do të bëhet sot pas faljes së namazit të Ikindisë në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Related posts

Habit shkenca: Truri nuk “fiket” njëkohësisht me trupin, çfarë ndodh pas vdekjes së njeriut

dardanianews

“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe

dardanianews

Paralajmërimi i mediave kroate, çfarë do të bëjë Rusia në Serbi pas zgjedhjeve

dardanianews