April 2, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Partneri im ka 4 fëmijë nga 4 gra të ndryshme”/ Çiljeta: Do i mbledh të gjithë bashkë këtë verë

Elsa dhe Çiljeta si kurrë më parë kanë folur për mëmësinë dhe ish-partneret e tyre.

Të dyja kanë thënë se i kanë rritur vetë fëmijët dhe pavarësisht vështirësive, ato nuk dëshironin që dikush tjetër t’i rriste ato në vendin e tyre.

Çiljeta ka thënë se si ajo dhe djali i saj kanë lindur në të njëjtën ditë, ku ajo gjithashtu ka filmuar edhe momentin e lindjes së djalit.

Ndërsa për herë të parë Çiljeta ka folur për babain e djalit të saj. Ajo ka thënë se ai ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij dhe ka fëmijë të tjerë.

“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë”, ka rrëfyer Çiljeta.

 

Related posts

Deklarata e Afërdita Paqarades pas thashethemeve për ndarje

dardanianews

Teuta Rugova kurorëzohet me Agron Xheloshajn në një ceremoni madhështore në Katedrale

dardanianews

Pushimet përrallore të nipit të Enver Hoxhës me gruan në Maldive

dardanianews