July 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Bisha” e Instagramit, Era Istrefi mahnit me pozat nga jahti

Era Istrefi ka marr sërish vëmendje në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku shfaqet duke shijuar një moment relaksi në një jaht, nën rrezet e diellit, shkruan Indeksonline.

Në imazhet e publikuara, Era duket plot stil dhe energji verore, e veshur me bikini dhe me një pamje që reflekton atmosferën e pushimeve.

Me flokët e lëshuar dhe aksesorët që kompletojnë paraqitjen e saj, artistja ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Postimin ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “zhest vibin”, duke përcjellë një atmosferë të qetë dhe pozitive. Fotografitë kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar stilin dhe paraqitjen e këngëtares.

Era Istrefi vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, ndërsa çdo paraqitje e saj në rrjetet sociale tërheq interes të madh nga publiku./Indeksonline

Related posts

Leonora e zonja edhe për këtë punë

dardanianews

Vajzat e Lutfi Hazirit, i vën ‘flakën’ rrjeteve sociale

dardanianews

E “zbulon” Linda: Buci dhe Santiana kanë një aferë jashtë

dardanianews