18.3 C
New York
October 5, 2026
DardaniaNews
LajmeSport

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit.

Sulmuesi francez largohet nga Parc de Princes pas shtatë viteve qëndrim te Paris Saint Germain, derisa largimi i tij vije si futbollist i lirë në përfundim të kontratës.

Mbappe ka thyer heshtjen dhe ka lajmëruar zyrtarisht largimin nga PSG nëpërmjet një video mesazhi në profilin e tij në Instagram.

“Doja të flisja me ju tifozët e PSG-së. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju kur të ishte koha e duhur. Doja t’u tregoja të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të vazhdoj kontratën dhe do të largohem”.

“Do t’i jap fund aventurës time pas disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën”, tha Mbappe.

Mbappe do të luaj ndeshjen e fundit në Parc de Princes të dielën ku PSG pret Toulousen, derisa pritet t’i jepet një lamtumirë speciale yllit francez.

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Lexo po ashtuGazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Ylli francez ka falënderuar klubin, të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar te PSG, por edhe tifozët për përkrahjen e madhe.

Deri më tani Mbappe ka zhvilluar 306 ndeshje, ku ka shënuar 255 gola dhe ka dhuruar 108 asistime. /Telegrafi/

 

/Telegrafi/

Related posts

Haradinaj e bën horë kryeministrin shqiptar: Kam qenë i detyruar të ruaj ndarjen e Kosovës nga vëllai im, Edi Rama

dardanianews

“Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci” – Milanoviq anulon samitin Brdo-Brioni për shkak të deklaratave të presidentit serb

dardanianews

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e “Autostradës së Paqes” që do të lidhë Prishtinën me Nishin

dardanianews