20.7 C
New York
October 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e “Autostradës së Paqes” që do të lidhë Prishtinën me Nishin

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Washington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, gjatë ditës së sotme janë nënshkruar edhe Letrat e Interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.


Këto letra janë nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Nishin dhe Prishtinën.

Boehler tha se ky projekt do të jetë simbol i marrëdhënies së re mes Kosovës e Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën. Ai do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis këtyre vendeve fqinje”, tha Boehler.
Ai po ashtu shtoi se “DFC, në partneritet me EXIM, është angazhuar për avancimin e këtij procesi paqësor duke investuar në projekte që krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të qëndrueshme ekonomike për të dy vendet”.

Ai po ashtu shtoi se “DFC, në partneritet me EXIM, është angazhuar për avancimin e këtij procesi paqësor duke investuar në projekte që krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të qëndrueshme ekonomike për të dy vendet”.

 

Related posts

Ish-emisari, Richard Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës

dardanianews

Ky është ishulli i rrezikshëm që është i ndaluar për njerëzit

dardanianews

Emocionuese😓 BBC: Një grup fëmijësh në Gaza qëndruan zgjuar deri vonë duke festuar për marrëveshjen e armëpushimi me Izraelin

dardanianews