13.7 C
New York
October 5, 2026
DardaniaNews
Showbiz

‘Nuk shoh shoh dot babain me sy’, reagon këngëtarja pjesë e videove të Hilës

Blerina Matraku ka reaguar sërish publikisht pas situatës së krijuar nga shpërndarja e videove intime, ku pretendohet se shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Në reagimin e parë, këngëtarja kërkoi falje publike, duke marrë përgjegjësinë për veprimet e saj, por njëkohësisht duke theksuar se privatësia e saj është cenuar rëndë. Ajo i kërkoi falje edhe bashkëshortes së Hilës, Klaudias, dhe vajzave të saj.

Matraku ka folur edhe për peshën që kjo situatë ka pasur në jetën e saj personale, duke treguar se është larguar nga shtëpia dhe se e ka të vështirë të përballet me familjen.

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, është shprehur ajo, ndërsa në mesazhet e bëra publike i është drejtuar edhe Adrian Hilës, duke pretenduar se ai i kishte thënë se ishte i divorcuar.

Por pas raportimeve që pasuan deklaratat e saj, Blerina ka dalë me një reagim të dytë, këtë herë për të sqaruar se fjalët e saj nuk duhet të interpretohen si kërcënim.

“Media mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërcënoj njeri, kam thënë që do ta paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja kërkon që çështja e regjistrimit dhe shpërndarjes së materialeve t’u lihet autoriteteve, të cilat, sipas saj, duhet të zbulojnë personin përgjegjës.

“E nëse e ka bërë personi në fjalë, do paguajë çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Mbyllet këtu”, përfundoi Matraku.

Pra, pas kërkimfaljes së parë dhe rrëfimit për pasojat personale që po përjeton, Blerina Matraku ka zgjedhur të sqarojë publikisht edhe deklaratat që, sipas saj, janë interpretuar gabimisht nga mediat. /Prive By LS

Related posts

Bënë s*ks në Fermën VIP! Alba ngel shtatzene nga Limi, doktori cuditet ne spital kur shikon se

dardanianews

Kjo është banorja që pritet të hyjë sonte në “Big Brother VIP Kosova

dardanianews

Pas 10 vitesh lidhje romantike, Leonora Jakupi ndahet nga i dashuri ⁉

dardanianews