24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë do të jenë të ashpra.

Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës. Zona më e rrezikuar parashihet të jetë kryesisht zona lindore/juglindore, ku si pasojë e reshjeve rrëke, pritet të ketë përmbytje!

Pluhuri Saharian do të vazhdojë të fuqizohet, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C

Related posts

Ushtarët në Odessa firmosin me gjak letrën drejtuar Perëndimit

dardanianews

“Vrasjet në Kosovë”, Maxharraj befason me detajet që përmend, ka një paralajmërim të frikshëm

dardanianews

Nga qershori në shtator, valë nxehtësie dhe kushte të motit ekstrem

dardanianews