November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshërit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh – disa prej të cilave të ashpra.

Pluhuri saharian do të fillojë të tërhiqet gradualisht, megjithatë paraprakisht do të shoqërohen me reshje, duke rënë edhe baltë, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Era do fryjë nga drejtime të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi maksimale prej 80-100 km/h.

“Priten dëme materiale në zona të caktuara.”

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C.

Gjatë kohës së reshjeve, temperaturat pësojnë ulje të theksueshme.

/GazetaSinjali/

Related posts

Si rrallëherë, Balina Bodinaku flet për partnerin, Andi Bushati: Ja çfarë nuk do t’ia fal kurrë

dardanianews

Paguhen për çdo javë qëndrimi, kaq para kanë fituar deri më tani banorët e Big Brother

dardanianews

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Ja zonat më të prekura

dardanianews