February 12, 2026
DardaniaNews
KeshillaShëndetësi

Mjeku apel grave që puthin burrat me mjekër

Një mjek ka paralajmëruar gratë që kanë një partner me mjekër të marrin masa para se ta puthin.

Dr.Sermed Mezher, një mjek me bazë në Londër, ndau një video me ndjekësit e tij në TikTok të një gruaje që tregonte se çka i ndodhi lëkurës së saj.

Ajo besonte se kjo i ndodhi pasi “puthi një burrë me mjekër”. Ai tha, sipas mendimit të tij profesional, ajo kishte marrë një infeksion bakterial të lëkurës dhe konfirmoi se nuk e kishte gabim për shkakun e mundshëm.

Mjeki tha: “Mjekra mund të jetë një shkak mjaft i zakonshëm. Arsyeja për këtë është se qimet e vogla në mjekër mund të shkaktojuni vripa të vogla në lëkurën tonë dhe pastaj futen bakteret, veçanërisht nëse burri nuk e mirëmban mjekrën siç duhet”.

Sipas tij, infeksioni nuk është serioz. Me trajtimin e duhur, zakonisht mund të përmirësohet brenda pak ditësh, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Plus 13 raste të reja Kosovë, në ditën kur u vendos për hapje të plotë

dardanianews

Kronavirus, ftohje apo grip? Ja si t’i dalloni simptomat që të kuptoni nëse jeni preku apo jo nga COVID-19

dardanianews

Pse po i ngrijnë trupat? Çfarë po ndodh?

dardanianews