23.3 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Ky shtet do të testojë tërë popullatën për coronavirus

Autoritetet e Andorrës filluan sot një fushatë të madhe për mbrojtje nga coronavirusi dhe do të fillojnë testimin masiv të mërkurën.Andorra ka një popullsi prej rreth 77,000 dhe planifikon të testojë të gjithë qytetarët.Deri më tani, rreth 50.000 njerëz janë pajtuar vullnetarisht për testin, i cili u mirëprit nga ministri i Shëndetësisë, Joan Martines Benaset.

Andorra ka investuar rreth 1.6 milion euro në teste dhe zbatimin e tyre.Plani është të testohen rreth 7,000 njerëz në ditë, në 11 lokacione në të gjithë shtetin që shtrihet ndërmjet Francës dhe Spanjës.Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të prekura nga pandemia e coronavirusit.

Andorra deri më tani ka 740 raste pozitive dhe 40 të vdekur.

Related posts

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

dardanianews

Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

dardanianews

Rusia përhap lajme se vaksina kundër Covid19, mund t’iu shndërrojë në një “majmun”!

dardanianews