February 15, 2026
DardaniaNews
Lajme

“UDB-ashi Mehmet Loci pas luftës e mori statusin e veteranit të UÇK-së” – Rrëfimi tronditës i Nimon Krasniqit

Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, i ka përmendur emrat, sipas tij, të bashkëpuntorëve të Serbisë, të cilët torturuan shqiptarë e në mesin e tyre edhe atë.

Krasniqi, në “Debat Plus”, e përmendi një emër, i cili, sipas tij, ishte pjesë e UDB-së serbe dhe se i njëjti pas luftës e kishte marrë statusin e veteranit të UÇK-së.

Në pyetjen se ku gjenden sot UDB-ashët shqiptarë që e torturuan në burg? Krasniqi u përgjigj:

“Jakup Loncari e ka ndërru identitetin, është azil politik në Suedi. Dikush e ka pa e ka njofto edhe e ka rreh.

Demë Muja është kriminel lufte, që ka vra shqiptarë djem të ri në Kosovë, këtë nuk e lë dheu i vet brenda, është jashtë.

Më duket se Xheladin Beqiri, ka vdekë.

Mehmet Loci, ish edhe veteran i UCK-së, si ka ardhë deri këtu, ai zot e di dhe kush ia ka dhënë atë statusin.

Mehmet Haski ka vdekë.

Ismail Nallbani s’di a është gjallë”.

 

Related posts

Ekskluzive: Djali i Adem Jasharit i shtrirë në QKUK, i shpëton më të keqes

dardanianews

Zeka publikon një foto sa 10 milion fjalë, e paraqet vetën si gomar

dardanianews

Gazeta gjermane, BILD: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë

dardanianews