17.5 C
New York
October 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

E PAPRITUR/ Elvana Gjata shtatzënë me fëmijën e parë? Publikohet emri i personit që përflitet si babai

Një raportim i publikuar nga Publik.al ka rikthyer vëmendjen te jeta private e këngëtares së njohur shqiptare, Elvana Gjata.Sipas këtij raportimi, artistja përflitet se është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të parë. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar publikisht nga vetë këngëtarja.

Në të njëjtin raportim përmendet edhe emri i Elson Bajrakurtajt, një inxhinier shqiptar që jeton në Londër dhe që, sipas mediave rozë, pretendohet se mund të jetë babai i fëmijës.

Emri i tij është përmendur edhe më herët në shtypin rozë, për shkak të zërave për një lidhje të mundshme me këngëtaren. Megjithatë, Elvana Gjata nuk ka konfirmuar publikisht një marrëdhënie mes tyre.

Këngëtarja është treguar gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën sentimentale, duke preferuar t’i mbajë çështjet personale larg vëmendjes së publikut.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim nga Elvana Gjata për një shtatzëni të mundshme dhe as nga Elson Bajrakurtaj lidhur me pretendimet e publikuara. Për këtë arsye, lajmi mbetet në kuadrin e raportimeve të mediave rozë.

Related posts

‘Me zor s’bëhet këngëtare’, Violeta Kukaj i kthehet komentueses për vajzën

dardanianews

Ti je ëndërr, prandaj unë fle”, çfarë dedikimi bëri Azemi për Albën?

dardanianews

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

dardanianews