February 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Anëtari i ‘Capave’ i vrarë- Këta janë 5 të plagosurit/ EMRAT

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Ngjarja tragjike që tronditi banorët në orët e vona të së dielës ka ardhur si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët dy familje problematike të Prishtinës, shkruan Insajderi. Familja Sekiraqa dhe familjes që njihet si “Capat”.

Insajderi merr vesh se i vrarë ka mbetur Premtim Gashi, që është i familjes që njihen si ‘Capat’.

Ndërsa personat e plagosur që po trajtohen në Emergjencë janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.


Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.

Related posts

“Të dënohet me VDEKJE!”/ Vrau ukrainasen e larguar nga lufta, Trump kërkon ndëshkimin më të rëndë për 34-vjeçarin…

dardanianews

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe burri i saj që ishte në dijeni

dardanianews

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici kërkon lirinë: Nuk bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin nuk cenoi marrëdhëniet juridike

dardanianews