Pas festës modelja besohet se kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miami, para se të gjendej trupi i saj i pajetë.
Pritësi i festës, i raportuar nga mediat si ‘një muzikant vendas’, nuk është bërë ende publik nëmedia.
31-vjecarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë dhe më parë ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA.
Mediat braziliane thanë se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin kujdesej një dado, teksa ajo udhëtonte në impenjimet e punës.
Adriana, nga Sao Paulo, ishte vendosur në Florida me bashkëshortin dy vjet më parë dhe shpesh postonin në rrjet për stilin e tyre ekstravagant të jetesës.
Bashkësorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën e tyre, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.
Nëna e saj Antonia de Lourdes Vieira tha për mediat braziliane: “Dua të hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”.
Ngjarja tragjike vjen pas vdekjes së modeles së njohur Paulina Lerch që ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj bashkë me bashkëshortin.
Policia dyshon se bashkëshorti i saj Słavomir e ka vrarë atë para se të kthente armën nga vetja në shtëpinë e tyre në Poznań, Poloni.
47 vjeçari Słavomir, i përmendur me pare për trafik drogash, u arrestua pas gjetjes së një sasie drogash të fshehura në një magazinë, shkruan rrjeti The Sun.