29.7 C
New York
July 17, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Modelja e filmave për të rritur vdes papritur pas festës VIP në jahtin e reperit

Pas festës modelja besohet se kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miami, para se të gjendej trupi i saj i pajetë.

Pritësi i festës, i raportuar nga mediat si ‘një muzikant vendas’, nuk është bërë ende publik nëmedia.

31-vjecarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë dhe më parë ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA.

Mediat braziliane thanë se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin kujdesej një dado, teksa ajo udhëtonte në impenjimet e punës.

Adriana, nga Sao Paulo, ishte vendosur në Florida me bashkëshortin dy vjet më parë dhe shpesh postonin në rrjet për stilin e tyre ekstravagant të jetesës.

Bashkësorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën e tyre, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.

Nëna e saj Antonia de Lourdes Vieira tha për mediat braziliane: “Dua të hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”.

Ngjarja tragjike vjen pas vdekjes së modeles së njohur Paulina Lerch që ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj bashkë me bashkëshortin.

Policia dyshon se bashkëshorti i saj Słavomir e ka vrarë atë para se të kthente armën nga vetja në shtëpinë e tyre në Poznań, Poloni.

47 vjeçari Słavomir, i përmendur me pare për trafik drogash, u arrestua pas gjetjes së një sasie drogash të fshehura në një magazinë, shkruan rrjeti The Sun.

pixel

Related posts

‘Lej kto rrena’ me Alba Vukajn thotë Butrint Imeri (VIDEO)

dardanianews

Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi puthen e përqafohen

dardanianews

Xhensila thumbon keq ish bashkëshortin Besin në mesazhin e ditëlindjes së saj!

dardanianews