October 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E rëndë: Kjo është gruaja 35-vjeçare që dyshohet se bëri vetëvrasje në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në një fshat të Suharekës, ku një 35-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Gazeta Sinjali mëson se viktimë e këtij rasti ishte Drita Kabashi nga fshati Krushic e Epërme, në Suharekë,

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodh sot rreth orës 11:00.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, e cila ka njoftuar se sipas deklaratave të familjes, gruaja ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte mbetur pa ndjenja.

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe aty rreth orës 11:50, ka ndërruar jetë.

Policia është duke kryer hetimet për rastin, ndërsa në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast.

“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, njofton Policia e Prizrenit për Gazetën Sinjalin.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Related posts

Përplasja e ashpër mes Profesorit të Parisit dhe Dardan Gashit: “Nuk iu bëjnë keq dy-tre ligjërata, ti asgjë nuk dinë, vjen me sha prej France”

dardanianews

Pamjet, ja si u dukën familja Rugova sot në kurorëzimin në Katedrale

dardanianews

ÇMENDEN MAQEDONASIT! ISH KRYEMINISTRI MAQEDONAS ZORAN ZAEV: UNË KAM PREJARDHJE SHQIPTARE NGA GJYSHËRIT E MI (VIDEO)

dardanianews