14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
AnalizaLajmeOpinione

Kjo është pafytyrësia e Kurtit! E poshtëron FSK-në dhe shtetin!

Shkruan: Idriz Morina

Kjo është pafytyrësia e Kurtit! E poshtëron FSK-në dhe shtetin! Zotohet të mos e shkelë veriun ushtria – pseudosovranisti!

Pas premtimit të rrejshëm, se do ta hapte urën e Ibrit (e hapur për këmbësorë prej vitesh, por jo për automjete), edhe pse dy ura të tjera janë funksionale, edhe kritikat e tij për Thaçin dhe letrën e zotimit, të tij për NATO-n, se FSK-ja nuk shkon në veri, pa marrëveshje me KFOR-in, u bë zotim i vetë Qeverisë Kurti!
Është vërtetë sjellje e papërgjegjshme ndaj atdheut, shtetit dhe ‘besimtarëve’ të tij!
Të kritikosh në mënyrën më të pashembullt, dhe pas më se 11 vitesh, ta bësh si Qeveri të njëjtin zotim, më së paku është ligësi!
Dhe pastaj ka disa muaj, që jo vetëm se thoshte e ktheva sovranitetin në veri, por e filloi edhe gënjeshtrën më të pashembullt, 25 vjet pas luftës, se ai e çliroi veriun!
Merreni me mend, çlirimtarin pa ushtri, që as këmbën e saj, s’guxon ta vendosë në veri!
Nuk është atdhedashuria fotografi, as fjalë!
Ta imitosh, deri në kopjim të plotë, 11 vjet pas Hashim Thaçin, Letrën e 2013-ës, është jo vetëm turp, por edhe dështim i shumëfishtë!

Related posts

Osmani i godet LDK-në e Hotin: Përdhosët vullnetin e qytetarëve, i jeni kundërvënë popullit

dardanianews

E frikshme: Himarë, shpërthen skafi, pësojnë djegie 4 pushues nga Kosova

dardanianews

Vetëvendosja s’po e lë vdekjen m’u bë LAJM!

dardanianews