Leo dhe Lela kanë diskutuar për njohjen e kësaj të fundit dhe Drilonit, temë kjo që ëshë diskutuar disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
Sy më sy, Lela deshti të sqarohet njëherë e mirë në raport me këtë çështje dhe aludimeve përreth se kjo e pëlqen atë, transmeton klankosova.tv.
“Nëse unë kisha pas pëlqim për Drilonin nuk e kisha pas pikë problem me thënë. Së pari Driloni është i njëjtit fshat me mua, jena pesë minuta me shtëpi. Drilonin unë nuk e kam njohur asnjëherë para se të futem këtu brenda.Mami jem e ka çu Kerrin e gjyshit tek autalloni që e kanë këta, kur ka shku ata i kanë treguar që Driloni ka me hy ne Big dhe mami I ka treguar atyre që unë kam me hy në Big… …”, tha Lela ndërsa dha detaje tjera të bisedës së nënës së sja me familjarët e Drilonit.
Tutje Lela e sqaroi se Driloni me nënën e saj nuk ka folur asnjëherë, sipas saj ai thjeshtë ka gënjyer.
Për më shumë, ndiqeni videot e mëposhtme:
23:11 – Leo-Lelës: Kur po fejohemi? (VIDEO)
Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon.
Në një darkë romantike, ata po flasin se sa shumë i ka marr malli për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
E papritmas, Leo pyeti Lelën se kur po fejohen.
Për të dëgjuar përgjigjen e Lelës, shihni videon e mëposhtme:
23:10- Lela – Leos: Mirë ia ke bërë Gjestit (VIDEO)
Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin.
Lela i tha që mirë ia ka bërë Gjestit, ndërkaq i tha se ai është shumë mirë.
“Definitivisht ju jeni tu vuajt më shumë për Gjestin, se Gjesti për ju”, i tha Lela.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
23:06 – Surprizat s’kanë të ndalur, Leos në shtëpi i vjen Lela (VIDEO)
Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela.
E nuk kishte si Leo të mos emocionohej nga kjo befasi e këndshme, transmeton Klankosova.tv.
E Lela kishte dhe një dhuratë për Leon, një kukull, për të cilën i tha se është ‘bebi’ i saj dhe i tij.
Për më shumë, klikoni në videot e mëposhtme:
23:01 – “Je krenaria jonë”, Leo shpërthen në lot pas bisedës me vëllain dhe motrën (VIDEO)
Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”.
Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua edhe me një video telefonatë me familjen e tij, transmeton klankosova.tv.
Atij iu mundësua biseda me vëllaun dhe motrën e tij, e cila e emocionoi atë tej mase, teksa shpërtheu në lot.
Ata u shprehën krenar me të, ndërsa i dhanë mesazhe të fuqishme për të vazhduar tutje rrugëtimin e tij drejt finales.
E banorët e përqafuan atë ndërsa i uruan suksese tutje.
Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:
22:56 – “E kam pasur vdekjen para syve”, rrëfimi i Leos për vështirësitë në jetë (VIDEO)
Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”.
Me lot në sy, ai tregoi për vështirësitë e jetës, dhe se ishte në prag të vdekjes dikur, transmeton Klankosova.v.
Lidhja toksike që i ndikoi dhe në karrierë, dhe buja me këngë.
Të gjitha këto e më shumë, mund t’i dëgjoni në rrëfimin e mëposhtëm të Leos.
22:52-Drenusha: E meritoj çmimin, sepse do t’i rris fëmijët si ‘single’ mama
Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera dhe fuqi të madhe.
Madje ajo tha se duke rrezikuar edhe fëmijët e saj jashtë, çmimin duhet ta fitoj, duke qenë se do t’i kishte kryer shumë punë për të krijuar një jetë bazike në Kosovë për të dhe fëmijët e saj.
“Kom me i rritë dy fëmijë si ‘single mother’” , u shpreh ajo, transmeton klankosova.tv.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
22:48-“Kam treguar që jam femër e fortë”, Xheneta jep arsyen pse duhet të fitoj (VIDEO)
Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh.
Xheneta tha se e meriton pasi pavarësisht vështirësive të jetës që ajo ka rrëfyer brenda kësaj shtëpie, ka treguar që është një femër e fortë dhe mund të jetë një shembull për fëmijët dhe personat që mund të gjenden në situatat e saj.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: