17.8 C
New York
October 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

SHAKAJA ME KOLEGUN E ÇOI DREJT VDEKJES, ENESI PËRCILLET SOT PER NË BANESËN E FUNDIT

Personi në foto është Enes Isaku, 16-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”. I mituri do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së madhe të familjarëve, miqve dhe shokëve, të cilët janë tronditur nga ndarja e parakohshme e tij nga jeta.

Sipas informacioneve, Enesi punonte si kamarier gjatë fundjavave. Në momentin e ngjarjes, ai dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po bënin shaka pranë ashensorit, duke tentuar që njëri të zbriste në katin e parë dhe tjetri të mbetej sipër. Pasi Stafuka e shtyu 16-vjeçarin brenda ashensorit dhe shtypi butonin e katit të parë, kabllot u këputën dhe ashensori u përplas në katin zero, duke i marrë jetën të miturit në vendngjarje.

Pas ngjarjes, Endri Stafuka është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”. Raportohet se edhe ai vetë u rrezikua nga këputja e menjëhershme e kabllove të ashensorit. Ndërkohë, pak momente para tragjedisë, në ashensor ishte ngjitur drejt katit të sipërm edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili ishte xhaxhai i Enesit.

Related posts

Serbët i vërsulen me ofendime partneres së Faton Hajrizit

dardanianews

Lamtumirë LEK? Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO

dardanianews

Komandant Remi e godet PDK’në: Kanë hyrë njerëz të afërt me ish-pushtetin

dardanianews