November 27, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

“Për hakmarrje”/ Zbulohet se videot i ka publikuar gruaja e Adi Hilës? Dalin detajet (Video)

Një tjetër deklaratë ka ardhur lidhur me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Këtë herë, Anamorena Nixha, gjatë një diskutimi në studion e televizionit T7, ka ngritur një pretendim të ri për personin që mund të qëndrojë pas shpërndarjes së materialeve.

Me këtë deklaratë, ajo ka hedhur dyshime mbi bashkëshorten e kompozitorit, Klaudia Hila, duke lënë të kuptohet se publikimi i materialeve mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Kujtojmë se vetë Adrian Hila, gjatë komunikimit me autoritetet, sipas raportimeve të mëparshme, ka ngritur dyshimin se sistemi i kamerave të banesës së tij mund të jetë hakuar.


“Prej informatave të mia, thuhet që videot i ka shpërndarë partnerja e Adi Hilës, pra gruaja. Fatkeqësisht, si një akt hakmarrjeje”, u shpreh Nixha.

Related posts

Moment epik, 10-vjeçari e shpëton nënën e tij nga mbytja në pishinë

dardanianews

Ndodh ribashkimi i papritur mes Kaderit dhe Lumbardhit? Këto pamje i çuan peshë krejt fansat e tyre

dardanianews

Liberta Spahiu e konfirmon se është në lidhje dashurie

dardanianews