20.2 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
AnalizaLajme

Albin Kurti me sulme histerike, po përpiqet ta ndalë rënien rapide të Vetëvendosjes – incidenti i kurdisur i Skenderait!

Shkruan Idriz Morina:

Përpjekja mashtruese e grupimit të VV-së në këto zgjedhje, për t’u deklaruar se brenda saj ka një grupim trashëgimie të Ibragim Rugovës, u mundua që në Skenderaj të prodhojë një inicident, që ta krijonte një relacion me Rugovën dhe LDK-në e pas luftës – viktimë e komandantëve.
Letra e Rexhep Qosjes e demanton dhe deshifron këtë mashtrim të Kurtit, dhe të gjithë atyre që po mundohen ta paraqesin Albinin si një rugovist, i viktimizuar nga “komandantët”!
Rexhep Qosja e konsideron veten, dhe nga të tjerët, si një bërthamë e të majtës, me qëndrime filokomuniste, por edhe filoserbe: Rexhep Qosja, kur bisedohej në Vjenë për statusin e Kosovës, kërkonte që veriu t’i jepej Serbisë – Si kompensim të mos kishte decentralizim në Kosovën e mbetur!
Pra, nuk është letra e Qosjes rastësi, as mbështetje aksidentale apo filozofike, por as përkrahja e vazhdueshme ndaj tij e Albin Kurtit.
Si mundet të jenë kaq miqësor, dhe pa kundërshtime politike, nëse Albini është sovranist si po e quajnë, me Qosjen antisovranist, që kërkonte pa shkëmbim territori, veriu t’i jepej Serbisë!
Kjo e dekodon projektin e Albinit për bashkim kombëtar, por që kurrë nuk deklaronte se kujt do t’i përkiste veriu në atë rast!
Pra, Albin Kurti, e donte bashkimin kombëtar, sipas modelit të Qosjes, që veriun t’ia jepte Serbisë, dhe pjesën e mbetur ta bashkonte!
Këtë e argumenton edhe gënjeshtra dhe mashtrimi se ai e ktheu sovranitetin e Kosovës në veri, dhe se është shpërbërës i strukturave paralele, ndërsa me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, ka krijuar shtet paralel legal të serbëve, brenda Kosovës – një lloj republike apo autonomie të tretë serbe!
Ishte Rugova, i vetmi, deri në frymën e fundit, që veriun e shihte pjesë të Kosovës, të padiskutueshme!
Ai po mundohet vetëm për të vjelur vota, duke u shtirur se kinse ai tashmë e njeh reputacionin e Rugovës dhe e pranon frymën e Rugovizmit, ndërsa e mirëpret ose e porosit Qosjen, që të shkruajë letër mbështetëse, për ta përçuar mesazhin tek neokomunistët, e majta, enveristës dhe grupimet tjera, se ai është fryma e vërtetë antirugoviste!
Por, Kurti është edhe antipod elektoral i Rugovës.
Rugova, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka fyer kundërshtarët politik, as Qosjen, dhe as komandantët.
Në rastet e rralla, pas vrasjeve politike ka kërkuar hetime dhe drejtësi. Asnjëherë nuk i ka sulmuar institucionet e drejtësisë edhe kur nuk janë zbardhur vrasjet politike, duke kërkuar që ato të punojnë më shumë e më mirë, sikurse edhe të gjitha institucionet! Ndërsa, Albin Kurti i sulmon pa pushim sa herë hetohen dhe arrestohen bashkëpunëtorët e tij, edhe e kërcënoi prokurorinë e prokurorët, nëse guxojnë të shkojnë ta intervistojnë në Qeveri, edhe pse vazhdimisht thoshte le të shkojnë aty, se ai nuk shkon në institucionin e prokurorisë!
Rugova edhe në çdo tubim zgjedhor, e idealizonte aleancën me Amerikën, përveç se në diplomaci dhe në punën presidenciale, ndërsa Kurti i ka ulur në pikën më të poshtme, rekord negativ i zi!
Prandaj, Albin Kurti, sulmet e vazhdueshme deri në gjuhë të urrejtjes ndaj opozitës, që përveç AAK-së në krye të saj, nuk ka më komandanta, duket se i ka pasur dhe i ka për qëllim krijimin e incidentëve për të ndaluar rënien e lirë të Vetëvendosjes, që tashmë, sipas specialistëve të statistikave është mjaft më poshtë se 300 mijë vota!
Ky rezultat argumentohet edhe nga e dhëna se LDK, tashmë e ka mbidyfishuar voten, duke arritur në rreth 230 mijë, me tendencë rritjeje! Po ashtu ka rritje rreth 5% PDK nga 100 pikë, dhe një rritje së paku të lehtë AAK!
Prandaj, partitë opozitare, nuk duhet lejuar manipulimin e mbështetësve të tyre, që të krijojnë incidente ndaj Kurtit, të cilat mund të përgatiten edhe nga shërbimet antishqiptare!

Related posts

Parlamentit serb në flakë, të shtëna me armë zjarri

dardanianews

Avokati Halilaj pyet Lushtakun: Ku i dërgove 1 milion e 400 mijë marka që i more në Tërdec të Drenasit

dardanianews

Shkarkimi i Metës, Berisha paralajmëron Ramën: Po firmos fundin e shpejtë të një krimineli puçist

dardanianews