17.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në lartësinë mbi 300-400 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në lindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek, dallgëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 6°C

në zonat e ulëta 0 deri 16°C

në zonat bregdetare 6 deri 15°C

Related posts

“Armiqtë” e përbetuar politikë, Rexhep Selimi dhe Xhavit Haliti si dy miq të vërtetë shijojnë rrezet e diellit në bregdet

dardanianews

Makina “COPASH”! Pamje nga automjeti i shkatërruar ku humbi jetën ylli i futbollit

dardanianews

Kurti: Në asnjë mënyrë nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

dardanianews