Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe injorimi të dukshëm nga ana e Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të papritur mes tij dhe Eglit.
Dyshja u shtrinë në shtrat dhe, për herë të parë pas kësaj periudhe ftohjeje, patën një bisedë së bashku.
Gjatë bisedës, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të.
Më tutje ai vazhdoi: “Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është”.
Ndërkohë, Egli nuk tha asgjë dhe vetëm e dëgjoi në heshtje.
Reagimi i saj i rezervuar la hapësirë për interpretime mbi atë se si ajo e përjetoi këtë rrëfim të fortë nga Gjesti.
Ky moment i afërsisë mes dyshes ka ngritur pikëpyetje nëse do të rikthehen në komunikim më të afërt, apo nëse kjo ishte vetëm një bisedë kalimtare mes tyre. /Telegrafi/