23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Stilisti Kaci Lleshi ka qenë i ftuar së fundmi në “Elite Way”, ku ka folur për profesionin që e ushtron prej shumë vitesh.

Ndër të tjerash ai është pyetur edhe për çmimet e larta pasi ka pasur vazhdimisht komente e reagime.

Kaci thotë se ai e vlerëson veten edhe më shumë, por e respekton së pari shtetin ku ndodhet, sepse do të vepronte ndryshe.

Sipas tij, çmimi nuk bën të arsyetohet, pasi nën 10 mijë euro as nuk do e kishte prekur klientin.

“Është bërë e tepërt kjo puna e çmimeve, unë e vlerësoj veten shumë më shumë se ato çmime. Derisa çdo frizurë timen, nesër e shoh te çdo frizer na bëjnë edhe ‘tag’, kështu që ato çmime është pak marre edhe me i diskutu”, u shpreh ai.

Unë duke e respektu vendin tim, për atë çmim nuk ia vlen as me u çu me punu, por e dua punën time profesionin tim, edhe prej ditës së parë nuk e kemi bërë vetëm për pare”.

“Unë më dhimbset vetja me e kap krahërin për 10 mijë euro. Kështu që ai çmim nuk bën as të flitet. Çmimi arsyetohet. Nër 10 mijë euro nuk kisha bërë frizurë, nuk e kisha prek as klientin. Vetëm jam ku jam, në Kosovë, e dua vendin tim e dua popullin tim. Ai çmim për mua 400 euro hiç nuk e vlerësoj, si çmim, nëse e shikoj me e vlerësu veten”, shtoi ndër tjerash Kaci.

Related posts

Leonora Jakupi ikë nga coronavirusi me veshje transparente

dardanianews

Meritoni surprizohet nga nëna, ajo ngjason shumë me Ilnisën

dardanianews

Në romancë me Butrint Imerin? “Miss Universe Albania”: U ndava se më tradhtoi…

dardanianews