August 2, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

BBVA 6 nis më herët: Dalin emrat e parë të konkurretëve për sezonin e ri

Edhe pse “Big Brother VIP Albania 5” ka mbyllur rrugëtimin e tij, diskutimet për sezonin e ardhshëm kanë nisur prej kohësh.

Si çdo vit, në rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë filluar të qarkullojnë emra personazhesh që mund të jenë pjesë e edicionit të gjashtë, ndonëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel.

Pesë sezonet e para kanë sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri më shumë se 170 banorë, mes tyre këngëtarë, aktorë, moderatorë, gazetarë, sportistë, modele, influencerë dhe personazhe të njohur të rrjeteve sociale. Pas një numri kaq të madh pjesëmarrësish, pritshmëritë janë që produksioni të orientohet drejt emrave të rinj që nuk kanë qenë më parë pjesë e formatit.

Përvoja e viteve të fundit ka treguar se përzgjedhja nuk bazohet vetëm te fama apo numri i ndjekësve në rrjetet sociale. Shpesh janë zgjedhur personazhe që kanë aftësi komunikimi, krijojnë dinamika dhe përshtaten me ritmin e një reality show, pavarësisht profilit që kanë jashtë televizionit.

Bazuar në emrat që janë përfolur ndër vite, në profilet që i përshtaten formatit dhe në figurat që kanë tërhequr vëmendje në televizion apo rrjetet sociale, lista e kandidatëve të mundshëm për sezonin e gjashtë mund të përfshijë:

1. Visjan Ukcenaj, aktor dhe moderator, me eksperiencë në radio dhe spektakle televizive.

2. Young Zerka, i cili më herët ka pranuar se ka pasur diskutime për një pjesëmarrje të mundshme.

3. Robert Aliaj Dragot, një figurë publike me qëndrime të drejtpërdrejta, emri i të cilit është përmendur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në format.

4. Sara Hoxha, influencuese me audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale.

5. Hilda Kërtalli, e cila është bërë e njohur përmes përmbajtjeve në TikTok dhe Instagram.

6. Renee Reffo, artiste dhe krijuese përmbajtjeje me profil të fortë në rrjetet sociale.

7. Meriton Rama, i njohur për videot humoristike që kanë marrë miliona shikime në TikTok.

8. Eugent Bushpepa, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, edhe pse angazhimet artistike mund ta bëjnë më të vështirë një pjesëmarrje.

9. Ina Pashollari, me eksperiencë në radio.

Natyrisht, kjo mbetet vetëm një listë me emra që përmbushin profilin e kërkuar nga formati dhe që janë përfolur në periudha të ndryshme.

Si çdo vit, produksioni ruan konfidencialitet të plotë deri në prezantimin zyrtar të kastit dhe nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e banorëve të jenë emra që nuk janë përmendur më parë në media.

Related posts

Vesa nis bashkjetesën me Mirlind Dakun?

dardanianews

Arbenita e demaskon Unikkatilin, i nxjerr mesazhet private

dardanianews

Dafina konfirmon lajmet për martesë, ja kur do mbahet dasma

dardanianews