13.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ky është burri 58-vjeçar që dyshohet se e dhu*oi sek*ualisht një 14-vjeçare në Prishtinë

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi, rast të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.

I dyshuar për rastin, siç ka mësuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, del të jetë Jahir Gashi, 58-vjeçar, i cili është arrestuar për rastin.

Ky dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën, që merr vesh Gazeta Sinjali se është vetëm 14-vjeçare.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili e ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.

Ndaj të fundit është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Related posts

Pagesa për angazhimin e saj ishte bërë nga Milan Radojiçiq!

dardanianews

NË PËRPELLAC TË PODUJEVËS GJENDEN TRI VARRE KARAKTERISTIKE TË LASHTËSISË,QË DUHET TË JENË OBJEKT STUDIMI TË ESKPERTËVE TË ARKEOLOGJISË

dardanianews

Kush janë vëllezërit Osmani nga Kosova, miliarderët që u goditën nga EUROPOL për trafik kokaine

dardanianews