26.9 C
New York
September 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Osmani pajtohet me qëndrimin e deputetes gjermane se rrëzimi i Qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën

Osmani pajtohet me qëndrimin e deputetes gjermane se rrëzimi i Qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën

Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Taubadel, ka thënë se do të jetë katastrofë për Kosovën nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të procedojë me mocion për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, raporton Gazeta Express

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.

E një qëndrim i tillë i eurodeputetes i ka pëlqyer edhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, duke treguar kështu që është kategorikisht kundër mocionit të cilin synon ta procedojë në Kuvend partia e saj.

Osmani edhe mbrëmë bashkë me Lumir Abdixhikun nuk kishin përkrahur mocionin e votëbesimit.


Related posts

Shpërthimi i madh në Rusi, raportohet për katër ushtarakë të plagosur

dardanianews

A po paralajmëron Endriti kthimin e Thaçit? Publikon një foto

dardanianews

Dritan Shakohoxha në prag divorci, nis bashkëjetesën me moderatoren e famshme

dardanianews